ABOUT ICHL

The 8th (ICHL) International Conference on Humanities and Law – 2025

Dikur, në kujtimet e tij, Hegeli shkruante se detyra e filozofëve është që t’u mësojnë njerëzve lirinë, e cila ‘ka qenë e flakur në baltë’. Njerëzit, prandaj nuk duhet të kënaqen që vetëm ta njohin lirinë, por edhe të kenë njohuri sesi ta vënë atë në zbatim. Në këtë kuadër festiv, problematika filozofike rreth lirisë përbën shqetësimin kryesor të njeriut, sidomos të atij të sapo dalë nga një regjim totalitar. Në respekt e mirënjohje të Ditës Botërore të Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Kolegji Universitar “Bedër” organizon Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të radhës me temë:

FILOZOFIA – SHKOLLA E LIRISË

Duke përkujtuar dhe festuar Ditën Botërore të Filozofisë çdo vit, të enjten e tretë të nëntorit, që për vitin 2025 përkon me datën 20 nëntor, UNESCO nxjerr në pah vlerën e qëndrueshme të filozofisë për zhvillimin e mendimit njerëzor, për çdo kulturë dhe për çdo individ. Përtej të qenit një disiplinë, filozofia është një praktikë e përditshme që jo vetëm mund të transformojë shoqërinë, por dhe të stimulojë dialogun midis kulturave. Duke i zgjuar njerëzit në ushtrimin e mendimit dhe përballjen e arsyetuar të opinioneve, filozofia ndihmon në ndërtimin e një shoqërie gjithnjë më tolerante mirëkuptuese. Kësisoj, ajo bën të mundur kuptimin dhe përgjigjen ndaj sfidave të mëdha bashkëkohore, duke krijuar dhe mbështetut kushtet intelektuale për ndryshim. Historia e zhvillimit të mendimit filozofik ka treguar se nuk mund te ketë një qytetërim dinjitoz pa filozofinë dhe filozofin shërbestar. Para së gjithash, është e rëndësishme të bëhet dallimi i qartë midis problemeve të ndryshme që shtron liria njerëzore, për të mos e ngatërruar me gjithçka. Pyetjet filozofike rreth lirisë mund të ndahen në tri probleme: i vullnetit të lirë, i lirisë morale dhe i lirisë politike. 1. Problemi metafizik i lirisë është ai që na shqetëson. Kjo ka të bëjë me lirinë e zgjedhjes. Filozofia, teologjia, metafizika dhe problemi i lirisë. A jemi vërtet ne autorë të zgjedhjeve tona? 2. Liria atëherë shtron një problem moral: atë të vetëkontrollit, domethënë të dëshirave dhe pasioneve tona. Me pak fjalë, çfarë fuqie kemi mbi veten tonë? 3. Problemi politik i lirisë, i cili natyrisht ka një dimension të tillë, prandaj edhe një çështje e të menduarit mbi parimet e lirisë civile. Cila është forma e organizimit politik të shtetit, që u lejon dhe garanton qytetarëve lirinë autentike? Në vijim të tri qasjeve shtohet problemi i mësimdhënies së filozofisë. A qëndron në lartësinë e duhur mësimdhënia e filozofisë në sistemin tonë arsimor? Si dhe problemi bashkëkohor i ndërlidhjes së teknologjisë me lirinë, nga ku natyrisht lind pyetja sesa zhvillimet e vrullshme në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, a e cënojnë lirinë? Conference papers will be published in BJH Journal that support the eighth ICHL'25 Conference with ISSN: 2306-6083 & ISSN Online: 2707-3041.

Secretariat and Contact Information: Mrs. Alban TUFA E-mail: [email protected]
Tel: +35542419200
Fax: + 355 424 19 333
E-mail: [email protected]
Address: Rr. Jordan Misja,
Tirana/ALBANIA



The conference date: November 20, 2025


The place:  University College Beder, Tirana, Albania


May Presentation and paper languages: English and Albanian


Conference website: http://ichl.beder.edu.al/


Participation, and Registration Fee Preferences:

The fee for in-person participation is of 50 Euros and for virtual presentation is of 100 Euros. In-person participants will receive conference material (like conference program and hard copy certificate as well as the electronic book format pdf copies of the Proceedings Book). Virtual participants will receive an electronic copy of their conference participation certificate, and electronic copies of the Proceedings Book. Special fees apply for the social event organizations.




In-Person or Virtual presentation:

You may submit the full paper to the Conference Committee for an In-Person Presentation, or a Virtual Presentation at the 8-th International Conference of the Faculty on Humanities and Law - ICHL 2025. You can download on the web site the poster form, fill it and send by email to [email protected]. Your poster will be printed and presented by the organizers to the conference in the poster session. All participants interested in your paper will send the comments by e-mail.